Kleriku që ligjëroi në Prishtinë me ftesë të BIK-ut rrezikon të dënohet me vdekje


Njëri prej dijetarëve nga Arabia Saudite që kishte ardhur në Prishtinë për t’iu ligjëruar studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Selam al Avde, së shpejti pritet të jepet urdhri nga Arabia Saudite për ekzekutimin e tij.

Njëri prej dijetarëve që dyshohet të ketë nxitur terrorizëm si dhe të ketë qenë i përfshirë në sulmin e 11 shtatorit, kishte vizituar Kosovën para dy viteve. Ai përveç ligjëratave që kishte mbajtur para studentëve të Fakultetit Islam të Kosovës, kishte zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën.

Sipas deklarimeve nga BIK-u që ishin bërë dy vite më parë për Insajderin, Selam al Avde kishte ardhur vullnetarisht në Kosovë. Ai fillimisht ishte ftuar në Shqipëri nga komunitetit mysliman, ndërsa më pas kishte ardhur me vetë dëshirë në Kosovë

Baby Boo