Arrestohet dileri i drogës nga Tetova


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 15:15 është arrestuar 59-vjeçari nga Tetova me iniciale N.M., pasi është kapur me drogë.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor në rrugën “Hekurudha” në Tetovë, janë gjetur rreth 500 gram heroinë, rreth 100 gram kokainë, 19 kapsula metadon, shumë e madhe devizash dhe mjete të tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

Mjetet e gjetura janë fotografuar dhe janë dërguar për ekspertizë, kurse N.M. është mbajtur në Stacion Policor. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.

Baby Boo