Kishte sjellje agresive ndaj veturave qe kalonin rrugës, arrestohet 27-vjeçari nga Tetova


Më datë 01.04.2024 në ora 15:00 në rrugën “Crnotravska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin H.B. (27) nga Tetova për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj veturave dhe drejtuesve të mjeteve që kalonin dhe ka tentuar të hedhë një send të fortë në drejtim të automjeteve, por është ndaluar nga punonjësit e policisë. Pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Baby Boo