Kishin fshehur kokainë në banjo, në pranga dy shqiptarë


Kontrolli rutinë i policisë italiane ka prangosur dy të rinj shqiptarë përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pas kontrolleve të dy shqiptarëve, karabinierët kanë zhvilluar kërkime edhe në shtëpi, ku kanë gjetur të fshehur në banjë 199 doza kokaine të paketuara dhe e gatshme për t’u vendosur në treg, me një peshë prej 72 gram.

Policia ka gjetur edhe materiale të tjera për prerjen e drogës, paketimin, peshore dhe 690 euro, të cilat janë sekuestruar pasi dyshohen se janë të ardhurat nga aktiviteti i shitjes.

Baby Boo