KIRACOVSKI: 235 MILIONË EURO INVESTIME TË HUAJA KANË HYRË NË MAQEDONI


Sekretari gjeneral i LSDM-së Aleksandar Kiracovski i shoqëruar nga sekretari organizativ Mile Zeçeviq, ka qenë mes qytetarëve të Koçanit, Vinicës dhe Zërnovcit, ndërsa është takuar edhe me mbështetës të partisë.
“Maqedonia është kthyer në rrugën e vërtetë. Rekord 235 milionë euro investime të huaja kanë hyrë në Maqedoni në muajt e parë të vitit, pa asnjë denarë për roud shout. Rroga minimale dhe mesatare janë rritur, 90 mijë qytetarë marrin paga më të larta. Qytetarët meritojnë jetë cilësore dhe punojmë në atë drejtim”, ka thënë Kiracovski./Medial.mk

Baby Boo