Bilanci i Covid-19/ Mbi 7.5 milionë të infektuar në të gjithë botën


Më shumë se 7 569 860 raste infektimi dhe 422 851 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, të paktën 3 384 300 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 007 vdekje të reja dhe 131 826 raste infektimi në mbarë botën. Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 239, SHBA me 856 dhe Meksika me 587.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 064 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 365 të shëruar. 7 raste infektimi u regjistruan midis të enjtes dhe të premtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 2 031 173 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 114 065 vdekje dhe 540 292 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 41 481 vdekje për 292 950 raste, Brazili me 40 919 vdekje për 802 828 raste Italia me 34 223 vdekje për 236 305 raste dhe Franca me 29 374 të vdekur për 193 090 raste.

Europa – 2 363 480 raste (186 843 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 2 129 067 raste (122 159 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 528 388 raste (74 618 viktima).

Azia – 786 631 raste (21 852 viktima).

Lindja e Mesme – 534 020 raste (11 309 viktima).

Afrika – 219 599 raste (5 939 viktima).

Oqeania – 8 676 raste (131 viktima).

Baby Boo