Kina ndërmerr masa të reja në luftën kundër Koronavirusit: 60 milionë njerëz ngujohen nëpër shtëpi


Kina i ka ashpërsuar ndalesat e lëvizjes në provincën Hubei ndërsa vazhdon luftën me koronavirusin e ri.

Gjashtëdhjetë milionë njerëzve u është thënë që të rrinë në shtëpi, dhe të mos dalin vetëm në raste të caktuara të emergjencës.

Provinca Hubei dhe veçanërisht qyteti i Wuhanit janë goditur më së shumti nga ky shpërthim epidemie, që tashmë ka marrë jetën e 1665 njerëzve në Kinë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Por, Kina ka njoftuar se ka një rënie të rasteve të reja për ditën e tretë rresht dhe thotë se po e kontrollon shpërndarjen e saj.

Në një zhvillim të ri, gati 400 amerikanë janë larguar nga një anije që kishte qenë nën karantinë në një port japonez.

Por, cilat janë masat e reja në Hubei?

Edhe pse njerëzve iu është thënë të rrinë në shtëpi, ata do të lejohen që të largohen në raste emergjencash. Një person i vetëm nga çdo shtëpi do të lejohet që të largohet nga shtëpia çdo tri ditë për të blerë ushqime dhe gjëra tjera të nevojshme./Periskopi

Baby Boo