Kiçeeci nga afera e Boki13, pjesëmarrës në aksidentin me viktima afër Strazhës


Zoran Milevski – Kiçeec ka qënë njëri nga pjesëmarrësit në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Strazhës. Kiçeeci aktualisht po vuan dënimin me burg për skandalin e quajtur “Reket” bashkë me Boki 13, ndërsa siç mësohet, ai qenka liruar për vikend në shtëpi, përcjell in7.

Nga aksidenti i tre automjeteve, zyrtarisht ka një viktimë, të cilën ende nuk mund ta nxjerrin nga automjeti.

Siç mëson in7 nga terreni, dëshmitarët thonë se pikërisht makina me të cilën ka udhëtuar Zoran Milevski mund të jetë shkaktare e aksidentit, pas një parakalimi në vijë të plotë. Bëhet fjalë për automjetin Mercedes GL me ngjyrë të bardhë./in7.tv/

Baby Boo