Khamenei: Që nga dita e nesërme Irani të fillojë pasurimin e uraniumit


Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei mbajti të hënën një fjalim të rëndësishëm në ceremoninë për 29 vjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit, themelues i Republikës Islamike të Iranit.

Ajetollah Khamenei urdhëroi Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit të ndërmarrë hapa të shpejtë për të bërë përgatitjet për fillimin e pasurimit të uraniumit “deri në një nivel prej 190,000 SWU për momentin në kuadrin e marrëveshjes bërthamore” dhe që nga dita e nesërme të ndërmarrë hapa të tjerë paraprakë që i ka urdhëruar presidenti.

Sipas Ajetollah Khameneit, kur Irani kishte nevojë për uranium të pasuruar për qëllime mjekësore, armiqtë vunë të gjitha llojet e pengesave në rrugën e kombit për të parandaluar atë nga posedimi i teknologjisë bërthamore.

Baby Boo