Epopeja e UÇK-së përfundon sot me Natën e zjarreve

Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundon sonte me Natën e zjarreve në Prekaz.
Më 5 mars nisi manifestimi, fillimisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore iu kushtua Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Baby Boo

Po në të njëjtën ditë janë mbajtur seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare, si dhe është mbajtur parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
6 marsi ka nisur me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz , ekspozita me fotografi, si dhe ka përfunduar me një akademi përkujtimore në Prishtinë.

Kurse, sot janë paraparë të mbahen një turnir në shigjetari në Skenderaj dhe një tjetër i shahut në Prishtinë.
E duke nisur nga ora 17:45, mbahet manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për të vazhduar me një koncert pa praninë e publikut në Stadiumin e futbollit në Skender