Këto janë partnerët e koalicionit të VMRO-së


VMRO DPMNE nënshkroi koalicionin parazgjedhor me 20 parti të vogla politike. Hristijan Mickoski partia e të cilit udhëheq koalicionin ‘Për ripërtërije të Maqedonisë’ tha se ky bashkim i forcave bëhet për t’i dërguar në pension politikanët që kanë zhgënjyer qytetarët dhe janë futur në krim dhe korrupsion. Mickoski bëri thirrje për dalje në votim, duke e vlerësuar si të rëndësishme çdo votë qytetari.

Ky është blloku për ripërtërije i cili do t’i dërgojë në pension politikanët të cilët e zhgënjyen popullin dhe do të sjell më shumë për të gjithë. Atë që u kam premtuar dhe u kam thënë vazhdoj ta respektoj: bashkë do të kemi sukses. Sot bashkërisht me koalicionin i cili del ka populli e nisim finalen e betejës për të cilën çdo votë është e rëndësishme. Fitorja është e pamohueshme, ndërsa ajo që pason pas saj është ndryshimi për të mirën e përgjithshmedeklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE se.

VMRO DPMNE edhe në këto zgjedhje brenda koalicionit do të ketë subjektin e Erdogan Saraç, Ivan Stoilkoviq, Stevçe Jakimovski, Dragisha Miletiç, Shaban Saliu etj. Listat zyrtare VMRO DPMNE dot ‘i promovojë sonte në Konventë, ndërsa ditë më parë kreu i partisë Mickoski konfirmoi bartësit e listave./Alsat

Baby Boo