Këto janë gjobat për këmbësorët, nëse nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit në Maqedoni


Vozitësit shpesh herë ankohen se gjobat për shkeljen e rregullave në komunkacion janë të larta, dhe se vetëm ato dënohen, ndërkaq këmbësorët të cilët më shumë bëjnë shkelje nuk dënohen aq shpesh.

Por në ligjet e Maqedonisë ekzistojnë edhe gjoba për këmbësorët.

Sipas ligjit, këmbësori, me rregull i ndalohet të lëvizë në korsi, ai patjetër duhet të lëvizë sa më afër korsisë dhe në mënyrë të kujdesshme të mos pengoj komunikacionin e automjeteve.

*Në të kundërt është paraparë gjobë prej 50 euro, në kundërvlerë të denarit.

Lexo po ashtu:
Gabimet e vogla nëpër rrugët e Maqedonisë që mund t’u kushtojnë shumë
Gabimet e vogla nëpër rrugët e Maqedonisë që mund t’u kushtojnë shumë
Këmbësori që ka për qëllim të kaloj rrugën në vend ku nuk ka vija të bardha, nuk guxon të shkelë në rrugë nëse me atë e pengon komunikacionin e automjeteve.

*Në të kundërt është e paraparë gjobë prej 30 euro, në kundërvlerë të denarit.

Në një kalim të shenjuar për këmbësorë, ku komunikacioni rregullohet me shenja ndriçuese për këmbësorë, këmbësori është i detyruar të respektojë ato shenja.

*Në të kundërt është e paraparë gjobë prej 50 euro, në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

Baby Boo