Këta janë serbët që kryen masakrën në Krushën e Vogël


“Ajo çfarë ndodhi në Krushën e Vogël është e pa imagjinueshme, pothuajse të gjithë burratë dhe djemtë janë vrarë”, kështu e fillon dokumentarin investigativ Televizioni Channel 4, për masakrën e Krushës së Vogël, të kryer nga kriminelët serbë në vitin 1999.

Gazetari i Televizionit Channel 4 kishte shkuar në fshatin Krushë e Vogël, për të hetuar dhe gjetur kriminelët serbë të cilët i kryen këto vrasje makabre. Ai së pari gjeti të mbijetarit e masakrasës, pastaj kërkoj nëpër shtepitë e serbëve për të gjetur dëshmi se kush ishin ata që kryen masakrën, shkruan FMimages.net

Duke kërkuar nëpër shtëpitë e serbëve ai gjeti foto-albume dhe video kaseta të serbëve që i kishin lën në shtëpitë e tyre. Pastaj ai takoj të mbiejtuarit dhe ata identifikuan serbët që i kishin vrarë shqiptarë dhe ata ishin: Dimitri Nikoliq, Momçillo Nikoliq, Zvezdan Nikoliq, Sveta Tosiq, Sava Nikoliq...

Shikone dokumetarin e plotë: