Kosovë/Tash ka ligj për Covid 19, dënohet kushdo që nuk i respekton masat


Me 77 vota për është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, që ka qenë propozuese e ligjit, i ka falënderuar deputetët që votuan për.

Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.

Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Baby Boo