Këta janë emrat e personave të zhdukur pas aksidentit të veturës në Lepenc


Sot është raportuar për një aksident të ndodhur në afërsi të Shkupit, ku një veturë ra në lumin Lepenc.

Nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur, raporton Indeksonline.

Vetura me targa 01-340-GC, po drejtohej nga Naim Pacolli, teksa ka rënë në ujërat e Lepencit.

Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kane gjetur akoma trupat e tyre.

Momentalisht, i vetmi i shpëtuar nga ky aksident, Shkëlqimi, është duke u trajtuar në Spitalin e Shkupit. /KlanMacedonia/

Baby Boo