Kështu do të dënohet Labinot Gruda që dyshohet se i ‘avulloi’ 2 milionë euro nga Thesari


Nga Ministria e Financave nuk kanë dhënë shumë detaje për veprimet që kanë marrë për të kthyer paratë që u morën.
Madje zyrtarit të Ministrisë së Financave, Labinot Grudës që t’i transferonte këto para nga thesari i shtetit, nuk i mori më shumë se 8 minuta kohë.
Por që këto para të kthehen sërish në thesar, duket të jetë goxha e vështirë.

Sipas juristëve, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me konfiskim të pasurisë së zyrtarit në fjalë.
Por personi që i kreu këto transaksione nuk do të shpëtojë pa u dënuar.
Sipas Ndrecajt dënimi minimal për Grudën do të jetë 1 deri ne 6 vjet.
Por ekonomistët thonë se nuk ka mënyrë të ligjshme që paratë të kthehen në thesarin e shtetit.

Mustafë Kadrijaj thotë se kthimi mund të bëhet vetëm në mënyrë arbitrare.
Kadrijaj pohon se ekziston një mundësi që këto para të bëhen të pavlefshme.
E në Ministrinë e Financave, thonë se jo gjithçka varet nga ta.
Zv. Ministri Kushtrim Brahimaj u deklarua se nevojitet punë më e gjerë institucionale.
Brahimaj tha se kërkesa që u bë për kthimin e mjeteve ishte kërkesë e vullnetit të mirë.
Dy milionë euro të thesarit të shtetit dyshohen se u transferuan në një kompani fiktive të vëllezërve Shala që janë në arrati.

Baby Boo