Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë: Urdhrat për vaksinimin janë “përgjigja e duhur”


Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Çështjet e Shëndetit Publik, Vivek Murthy mbrojti të dielën direktivat e reja të Presidentit Joe Biden që u kërkojnë miliona punonjësve të vaksinohen kundër koronavirusit, nën kërcënimin e mundshëm të humbjes së punës, edhe pse ka kundërshtime të gjera nga guvernatorët republikanë të shteteve amerikane.

“Ky nuk është një hap i pazakontë”, tha zoti Murthy për emisionin “This Week” të kanalit ABC. “Kjo është një përgjigje e përshtatshme”.

Me rreth 150’000 raste të reja të infektuarish me variantin Delta të koronavirusit dhe 1’500 vdekje të tjera që regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Biden javën e kaluar udhëzoi bizneset me 100 ose më shumë punonjës të vendosin detyrimin e vaksinimit për punonjësit e tyre, ose të kërkojnë që punonjësit t’i nënshtrohen testimit javor për COVID-19ën, nëse refuzojnë vaksinimin.

Baby Boo