Këshilltari i Pacollit i përgjigjet Ramiz Kelmendit: Mendja është pasuri por dikujt i mungon


aim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit, u ka reaguar deklaratave të Ramiz Kelmendit dhënë në T7 se ai është më i mençur se Pacolli. Murseli në një postim në “Facebook”, ka thënë se “mendja është pasuri, e kjo dikujt i mungon”.

“Në mes të një krize pandemike dhe financiare, është shumë e ulët të lavdërohesh me shtëpinë tuaj luksoze dhe pasurinë tuaj financiare. Dhe atë ndaj një nga popujve më të varfër të Evropës. Për ta quajtur më pas veten “më i mençuri nga të gjithë”. Por mos të harrojmë se edhe mendja është pasuri, e kjo dikujt i mungon”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Në ndërkohë Ramiz Kelmendi tha për T7, se rroga e tij mujore është 990 mijë euro.

Ai poashtu tha se ka dëshirë që njerëzit ta thërrasin Ramiz miliarderi.

Baby Boo