Pogba e lë Kombëtaren franceze, pasi Macron tha se islami është burim i terr*orizmit


Paul Pogba e ka braktisur Kombëtaren e Francës pas deklaratës së presidentit të Francës Emmanuel Macron se islami është gjoja burim i terr*orizmit ndërkombëtar. Mesfushori i Manchester Unitedit thuhet ta ketë marrë vendimin për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten.

Thuhet se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban sipas tabloidit britanik The Sun. Kjo sipas burimeve të tabloidit britanik pasi as Federata e Futbollit të Francës e as vetë 27-vjeçari nuk kanë komentuar rreth këtyre thashethemeve.

Mësuesi Samuel Paty u sulmua rrugës për në shtëpi dhe iu hoq koka për shkak të fotografive të profetit. Presidenti Macron e përshkroi vr*asjen si su*lm terr*orist islamik i cili ia mori jetën mësuesit francez. “Të qenët të bashkuar dhe të palëkundur janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terr*orizmit islamist” kishte thënë Macron.

Pogba thuhet t’i ketë vlerësuar komentet e Macronit si fyerje ndaj tij dhe ndaj myslimanëve francezë posaçërisht duke e parë se islami është feja e dytë në Francë pas krishterimit.

Baby Boo