Këshilltari i Kurtit: Deputetët e LDK’së nuk kanë mendim të tyre të lirë, sepse janë në shërbim të Mustafës e Thaçit


Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në largim, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se me 82 deputetë mund të ndryshohet edhe Kushtetuta, e le më formimi i një qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje të reja.

Hoxha ka thënë se Mustafa i ka diskredituar deputetët e LDK’së duke i shtyrë që të votojnë rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe do që të njejtën gjë ta bëjë sërish.

“Me mendimin e tij të vyer, Isa Mustafës propozon se më mirë ndryshohet kushtetuta sesa të bëhen zgjedhje. Mënyra e tij të menduarit bazohet në faktin se deputetët u diskredituan një herë me votimin e mocionit. Kështu që ata mund të diskreditohen përsëri”, ka thënë filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, që tash është pjesë e ekipit të Kurtit.

Tutje, sipas tij, deputetët e LDK’së, nuk kanë mendim të lirë, pasi janë në shërbim të Mustafës e Thaçit.

“Meqë deputetët e LDK-së janë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit, ata nuk kanë as mendim të lirë, virtyt që i përket deputetëve dhe jo ministrave, dhe as moral personal. Kështu që Isa Mustafa e ka për qëllim t’i përdorë këta deputetë të tij për sa që këta nuk thonë jo”.

Lëvizje te postimet

Baby Boo