Këshilltari presidencial ukrainas: “Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota, Perëndimi duhet të veprojë sot”

ilustrim

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka thënë se një luftë e plotë në shkallë të gjerë ka filluar në Evropë. Podolyak ka thënë për CNN se Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjitha rregullat e jetës normale në botën moderne.

“Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero”, tha Podolyak.
“Gjëja kryesore tani është të përqendrohemi sa më shumë që të jetë e mundur në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e jetës normale të njerëzve”, ka shtuar ai.

Podoyal ka potencuar se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota, dhe sipas tij Perëndimi duhet të veprojë sot.
“Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe është shumë specifike- mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot”, ka thënë ai.

Baby Boo