Këshilltari i Besës për qytetin e Shkupit pyet Shilegovin: Pse nuk hiqet përmendorja e Car Dushanit?


Këshilltari i Lëvizjes Besa në Komunën e Qytetit të Shkupit Sedat Ramadani, në mbledhjen e këshillit e paraparë për pyetje të këshilltarëve, riaktualizoj çështjen e cila para 5 viteve ishte temë e nxehtë në opinion, dhe u ngritën shumë polemika rreth vendosjes së 9-të përmendoreve pa leje në urën e civilizimeve ose e njohur si ura “syri”, transmeton TopalNews.

Në fjalimin e tij këshilltari Ramadani potencoi se: “këto përmendore janë në shumicë në kundërshtim, si me historinë në Maqedoni por në të shumtën e rasteve ka të bëj me historin shqiptare.
Edhe pse në një deklaratë të kryetarit te komunesë Qendër në vitin 2013-të vërtetoi se ajo nuk është përgjegjëse për vendosjen e atyre përmendoreve dhe se të njejtat do të rrënohen në një afat sa më të shkurt.

Këto përmendore e “zbukurojnë” sot e kësaj dite atë urë, dhe askush nuk ndihet përgjegjesë për largimin e tyre. Në mesin e këtyre përmendoreve potencojmë se ka figura kontraverze për gjithë qytetarët e Shkupit e në veçanti për shqiptarët, si ajo e Car Dushanit. Gjithashtu rast i njejtë është edhe me përmendoren e Titos para gjimnazit “Josip Broz” e vendosur nga një parti politike me iniciativë private.

Edhe pse Kryetari Shilegov u mundua që ta arsyetoj se nuk është në ingerenca të qytetit por i menjëhershëm ishte ka qeneë i menjëhershëm reagimi i këshilltarit të Lëvzijes Besa Sedat Ramadani, ku potencoi se këto retorike i kemi dëgjuar edhe në të kaluarën nga aktorët e tjerë politik, porse qyteti ka obligim të gjejë mënyra juridike adekuate.

Baby Boo