Këshilltari i Alternativës ndahet nga ASH-ja voton i përmbajtur për kryesuesin e Këshillit


Sot Këshilli Komunal i Tetovës ka zhvilluar mbledhjen e parë me çrast Besar Durmishi nga Lëvizja Besa është zgjedhur kryetar i Këshillit.

Por ajo çka është vërejtur në sallën e këshillit komunal ka qenë sjellja e këshiltarit të Alternativës, Fatos Selamit i cili u zgjodh si këshilltar nga lista e përbashkët e koalcionit ASH-AAA.

Derisa këshilltarët e ASH-së votuan për Besar Durmishin si kryetar këshillit, vota e Selmanit ishte e përmbajtur ashtu si votat e këshilltarëve të BDI-së dhe LSDM-së.

Poashtu Selami është ulur në reshtin e njëjtë bashkë me këshilltarët e opozitës ato të BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së.
Kjo është edhe një shenjë për kyçjen e Alternativës në Qeveri, e cila sipas të gjitha gjasave do të ndodh ditëve në vijim pas takimit të nesërm Zaev-Afrim Gashi. /tetova1/

Baby Boo