Këshilla Për Udhëtimet, Ja Pse Duhet T’i Rezervoni Biletat Në Orët E Para Të Mëngjesit


Pushimet mund të jenë periudha e artë e vitit që të gjithë e prisni me padurim. Imagjinoni, nuk do t’ju duhet më të zgjoheni herët, të kaloni 100 peripecira në autobuz apo në trafik derisa të mbërrini, si dhe më pak e rëndësishme ose jo (këtë e vendosni ju) nuk do t’ju duhet të shihni fytyrat e kolegëve për disa ditë.

Mirëpo i gjithë ky skenar mund të kthehet në panoramën më të mjerueshme të vitit për të gjithë ata që duhet të presin në radhë në aeroport. Nëse doni të lehtësoni nga aeroportet e mbushura plot me njerëz mjafton thjesht të rezervoni një udhëtim herët në mëngjes.

Pavarësisht që dhe humbja e gjumit është goxha e bezdisshme, sa më herët të mbërrini në aeroport aq më pak e bezdisshme do të jetë përvoja juaj me radhët e gjata të njerëzve. Sondazhet kanë treguar se fluturimet herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vonohen se ato të pasdites e të mbrëmjes. Sipas të dhënave të FiveThirtyEight, për të shmangur vonesat është mirë të largoheni përpara orës 8 të mëngjesit.

Që nga ky orar fillojnë vonesat dhe vetëm krijohen derisa arrijnë kulmin e tyre në orën 6. gjithashtu fluturimet herët në mëngjes janë më pak të prirura për turbulencë pasi sipas Laboratorit Kombëtar të Stuhive të Rënda shumica e stuhive dhe ajri i paqëndrueshëm është gjithmonë në periudhën e pasdites.

Baby Boo