Vetura përplas për vdekje një banor të Bukoviqit


Një këmbësor 53-vjeçar nga fshati Bukoviq i Shkupit e ka humbur jetën pasi në të është përplasur një automobil në autostradën “Nënë Tereza”.

“Mbrëmë rreth orës 20:55 minuta në autostradën ‘Nënë Tereza’ në zonën e fshatit Bukoviq, shkupjani A.A. (23) duke e drejtuar automjetin motorik ‘Audi A4’ me targa të Shkupit është përplasur në këmbësorin B.I. (53) nga fshati Bukoviq, rrethina e Shkupit. Në këtë aksident këmbësori nga lëndimet e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. Është kryer inspektim”, kumtoi MPB-ja.

Baby Boo