Kërkohen zgjedhje edhe në PDK, Murat Jashari propozohet për kryetar


Pas zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gazetari Xhevdet Pozhari, ka kërkuar që të mbahen zgjedhje edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se partia, e cila sipas tij, identifikohet “me haj ninë”, mund ta kthejë identitetin e saj vetëm duke zgjedhur kryetar të saj Murat Jasharin.
Sipas Pozharit, kjo do të bënte shkëputjen e prerë nga “komandantët” milionerë.

Reagimi i Pozharit në Facebook:
Fitorja e Vetëvendosjes imponoi reforma edhe tek të tjerët. Mbi të gjitha, filloi dekrlminaIizimi i skenës politike.
Duhej të ishe i verbëruar nga urr*ejtja që mos ta shihje se pastërtia e Albin Kurtit i obligon edhe të tjerët që ishin të zhytur në llumin e biznes-interesave dhe haj*nisë.

Duhej të kishe disa dërrasa mangu sa ta vlerësosh ma shumë kalibrin e Besa Gaxherrit sesa Vjosa Osmanit. Apo ta parapëlqesh Dullen para Lumirit. Është krahasimi i ngjashëm sikur Molliqaj të ishte në vend të Kurtit.
Radhën e ka PDK-ja. Edhe për këtë parti që sot identifikohet me hajninë ka shpresë – vetëm nëse e rikthen dinjitetin me emblemën e vërtetë të UÇK-së duke e zgjedhur kryetar të saj, Murat Jasharin.

Atëherë do ta bënte shkëputjen e prerë nga ‘komandatët’ milionerë.
Në këto rrethana, shumëçka do të kthehej për së mbari në këtë shoqëri. Veçanërisht ndershmëria në politikbërje.

Baby Boo