“Befasues” reagimi i ish-anëtarit të LPK-së, Ibrahim Kelmendi, për arrestimin e Hysni Gucatit: E toleruan goxha gjatë…


Ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar shkurtimisht arrestimin e kryetarit të organizatave të veteranëve të ish-UÇK-së, Hysni Gucati nga misioni EULEX.

Njësitë speciale të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, arrestuan të premten (25.09) pasdite Hysni Gucatin, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, tha se zoti Gucati do të dërgohet në Hagë edhe pse ai nuk ka qenë asnjëherë i ftuar nga Gjykata Speciale.

Ibrahim Kelmendi në profilin e tij ngjarjet e fundit me dosjet e Speciales i quan teatralitetet. Ndërsa, për arrestimin e Gucatit thotë se këtë të fundit e toleruan shumë gjatë.

“E toleruan goxha gjatë, sot e arrestuan Hysni Gucatin. KEQARDHJE, por e pat tepruar me teatralitetin “dosjet”!”, shkruan Kelmendi në Facebook.

Dje oficerët e EULEX-it kanë kryer bastisje në zyrat e OVL-UÇK-së, teksa e arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.

Gucati është transferuar për në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa Haradinaj dyshohet se ndodhet akoma në selinë e EULEX-it, në Fushë Kosovë.

Baby Boo