KËRKESA PËR AZIL ËSHTË DORËZUAR, AUTORITET HUNGAREZE S’JAPIN DETAJE PËR GRUEVSKIN


Nikolla Gruevski ka parashtruar kërkesë për azil në organet kompetente hungareze. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i kryeministrit Viktor Obran, por edhe ministri hungarez për punë të jashtme, Peter Sijaro. Gruevski këtë pasdite është marrë në pyetje në Zyrën për imigrim dhe azil, në Budapest. Siç thonë nga kabineti i Obran, kërkesa e tij do të shqyrtohet, ndërsa vendimi do të sillet në përputhje me ligjet hungareze dhe ndërkombëtare.

“Duke e pasur parasysh se ai është kryeministër në vendin e tij pothuajse dhjet vjet, për shkaqe sigurie autoritetet hungareze i lejuan Gruevskit që të parashtrojë kërkesë për azil, e cila është dorëzuar edhe në Zyrën për imigrim dhe azil, në Budapest. Zyra për imigrim dhe azil do ta zbatojë procedurën për vlerësimin e azilit në përputhje me të drejtën hungareze dhe të drejtën ndërkombëtare”, thanë nga Kabineti i Viktor Orban.

Edhe përkundër insistimit të mediave, autoritetet hungareze refuzojnë të japin informacione shtesë në lidhje me detajet për procedurën për azil, para se të përfundohet procedura. Ministri hungarez për punë të jashtme, thotë se nuk është i autorizuar për të dhënë më shumë informacione, edhe pse deklaroi se nuk e din si Gruevski pa pasaportë ka hyrë në vendin e tyre.

“Nëse procedura për azil ka përfunduar, ne do të ishim shumë të lumtur që të jemi në dispozicion. Mendoj se po veprohet në lidhje me lëndën e azilit. Përderisa procedura nuk përfundon, nuk mund të jap më shumë informacione”, u shpreh Peter Sijarto, MPJ i Hungarisë.

Nga kabineti i Viktor Obran thanë se Maqedonia është partner i rëndësishëm dhe bashkëpunëtor i Hungarisë dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është gurëthemel i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit të Ballkanit dhe sigurinë e Evropës. Njëkohësisht theksojnë se në asnjë rast nuk dëshirojnë të përzihen në punët e brendshme të një shteti sovran, por kërkesa për azil e Gruevskit do të trajtohet si problem i sigurisë dhe ligjor.

Baby Boo