Ulet në mënyrë drastike numri i popullsisë në Maqedoni


Në dy dekadat e fundit në Maqedoni kanë lindur më pak rreth 10.000 foshnje, tregojnë numrat e fundit nga Enti Shtetëror për Statistika. Në vitin 1994 kanë lindur 31.421 foshnje, ndërsa vitin e kaluar 21.754.

Nataliteti ndër vite ka nisur që të bjere nga viti 1995, e sidomos në vitin 1997 kur kanë lindur rreth 2.000 foshnje më pak për dallim prej vitit paraprak.

Numri i foshnjave ka vazhduar që të bjerë deri në vitin 2000 kur ka pasur një rritje prej 1.204 foshnje, por tendenca e uljes vazhdon përsëri. Rritja është hetuar përsëri në vitin 2009 dhe 2010, dhe përsëri përqindja ka vazhduar që të bjere.

Sipas komunave, më shumë fëmijë vitin e kaluar kanë lindur në Tetovë (1241 ), Kumanovë (1214) dhe në Cair (1035), dhe vetëm në këto dy komuna numri është katër shifror. Qëndrojnë lart edhe Manastiri (848), Gostivari (710) dhe Prilepi (700).

Nga komunat e Shkupit, në Aerodrom dhe në Qendër numri është i njëjtë nga 773. Vijon Gazi Baba me 763 foshnje. Numri i foshnjeve në Strugë dhe në Strumicë është i njëjtë, 639.
Vitin e kaluar, pa ndihmën mjekësore kanë lindur 6 foshnje, ku 2 prej tyre në Studeniçan. Numri i foshnjave prej martesave jashtë kurore është 2.534.

Sipas të dhënave statistikore vitin e kaluar gjithsejtë kanë lindur 192 foshnje të vdekura, derisa ai numër në vitin 1994 ka qenë 330./Husamettin Gina – Almakos

Baby Boo