Kërc*ënonte me foto in*time, arr*estohet i riu nga Tetova


Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërc*ënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26 vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.
“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arr*estuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shan*tazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eks*plicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh.
Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marihuanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Baby Boo