Për qytetarët e papërgjegjshëm, komuna e Çairit me masa rigoroze!


Njoftim nga Visar Gabiu, kryetar i komunës së Çairit!

Lirojmë trotuaret, mbrojmë qytetarët!

Shërbimet komunale po vendosin shtylla mbrojtëse në trotuaret në afërsi të objektit të kopshtit për fëmijë Fidani në lagjen Çair i Vjetër për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe fëmijëve që për çdo ditë kalojnë këtu. Rikujtojmë se shtylla mbrojtëse vendosëm edhe në afërsi të objektit të kopshtit për fëmijë “Borëbardha” në rrugën Bllagoja Paroviq.

Qëllimet e aksioneve të këtilla:
Lirimi i trotuareve nga veturat e parkuara në mënyrë të palejuar
Ngritja e nivelit të sigurisë së qytetarëve dhe fëmijëve në komunikacion.

Baby Boo