Kërcënon Vuçiq: “Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shihni”


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Sipas Vuçiqit, aksioni në veri është mbështetur nga një shtet i fuqishëm, duke mos përmendur emrin.

“Sa i përket Kurtit, ai e di se cilat ishin synimet e tij të vërteta, ata kanë mbështetjen e pesëshesh së madh. Sido që të jetë. Ne mund të presim mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, por kjo nuk do të ndryshojë situatën në terren. Nuk është Kurti, është ide e një mendjeje tjetër. Lërini ata të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, u shpreh Vuçiq për mediat serbe.

Vuçiq tha se aksioni i djeshëm, ishte vetëm një arsye për të hyrë në veri dhe për të frikësuar serbët.
“Ky është inkursioni i tyre i shtatë ose i tetë për të treguar forcën. Le të provojnë gjithçka që ata mendojnë se mund t’u bëjnë serbëve dhe do të shohin se cili do të jetë reagimi ynë. Dorëzimi nuk është një opsion dhe na takon neve të luftojmë. Sa më përket mua, pavarësisht sa e vështirë është për ne, unë e di se çfarë të bëjmë. Ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë. Si? Shpresoj që nuk do të keni nevojë ta shihni kurrë”, u shpreh Vuçiq, shkruan B92.

Baby Boo