COVID-19: Numri i vik*timave në Maqedoni mund të arrijë deri në 1800 nëse vazhdohet me lehtësimin e masave


Numri i vik*timave dhe të prekurve nga COVID-19 do të rritet dhe do të ketë një rritje rapide deri në 1800 pacientë të vdekur duke filluar nga shtatori nëse vazhdohet me lehtësimin e masave restriktive
Ky është njëri nga skenarët që e kanë përgatitur ekspertët e Insitutit për matje dhe vlerësime shëndetësore nga Universiteti Uashington në Sietëll të SHBA-ve që është përgatitur para katër ditëve.

Hulumtimi bazohet kryesisht në numrat e deritashëm dhe masat restriktive që janë në fuqi kurse tre skenarët janë projeksione nëse vazhdohet me zbutjen e masave nëse mbeten në fuqi masat aktuale dhe nëse sërish vendosen disa nga masat restriktive që kanë qenë paraprakisht në fuqi.
Skenari më i zi është se më 1 Nëntor numri zyrtar i vik*timave do të jetë 1805 persona por vetëm nëse vazhdon zbutja e masave restriktive dhe shfuqizohen të gjitha kufizimet siç janë distance mbajtja e maskave dhe tubimet.
Sipas analizës, kyçe do të jetë presioni ndaj sistemit shëndetësor, spityalet dhe personelit dhe varësisht nga skenari do të arrijë kulmin në pjesën e dytë të Tetorit kur do të ketë mungesë krevatesh por edhe të respiratorëve për shkak të numrit të lartë të rasteve të rënda.

Baby Boo