Ballina Pa Censurë Kërcënon në program të mëngjesit: “Nga e premtja i kam familjen pa...

Kërcënon në program të mëngjesit: “Nga e premtja i kam familjen pa bukë, veç vetëvrasja më ka mbet”

Sot në lidhjen direkte të televizionit 7 në “Express Morning”, ka ndodhur një ngjarje jo fort e zakonshme dhe ndryshe nga lidhjet që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në emision.
Pyetja drejtuar qytetarëve për sot ishte se nëse ishin të vetëdijshëm që java e dytë e muajit maj, konkretisht data 13, njihet si Dita e Nënës, por që ndryshon nga vendi në vend, aty gazetari Ardian Gashi hasi në një zotëri i cili nuk ishte i gatshëm të përgjigjej në këtë pyetje dhe vijoi duke treguar hallin e tij. Quhej Hamdi Aliu.

Ai për Televizionin 7 tha që një përmbarues privat i ka ndërprerë të ardhurat të cilat mbahej familja e tij, ai i përlotur rrëfen më tej storien dhe duke akuzuar Qeverinë e Kosovës ai kërcënoi me vetëvrasje, raporton Express.

Baby Boo

“Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë”, u shpreh ndër të tjera ai.

.