Kërcënohet me jetë Izet Haxhia: Do të të bëj copa, mish të pjekur!


Izet Haxhia është kërcënuar me jetë nga një i dënuar për vrasje në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë (Korçë).
Letra është shkruar nga Neim Behari, i cili mes rreshtave përmend dhe një emër grek (Nikos Kostancinos) dhe thotë se do ta vrasë Izet Haxhinë pasi ka fyer Marsida Xhaferllasin, që sipas tij ai e ka mikeshë.
Letra është bërë publike nga avokati Idajet Beqiri (avokat i Izet Haxhisë).

Letra e plotë:
Izet Haxhia
Kur** unë që po të sjell këtë letër jam tek burgi i Korçës. Ti motërq**r para dy muajsh ke folur edhe për mikeshën time Marsida Xhaferllarin ke thënë gjasme ka bredhur në Turqi me F.K e ke pas fjalën për Fatmir Kajollin nga Fieri.
O tropojan motër*** gjatë kësaj kohë unë kam bërë disa verifikime për ty dhe po më del se ti ke shpifur dhe fyer në media mikeshën time Marsida Xhaferllari.
Unë jam beratas me origjinë, me shtetësi greke, jam për dy vrasje në burg, më kanë ngelur 2 vjet e 5 muaj. Jam ish-oficeri i CIA, e njëkohësisht anëtar i Cosa Nostras. Unë do të q* motrën ty dhe Idajet Beqirit.

Marsida Xhaferllari është mikesha imja, është edhe grua me fëmijë e ty do të q* motrën o tropojan, o kur** se tropojanët i kanë gratë motrat e kur***. Unë për Marsidën të bëj copa edhe mish të pjekur. Këlysh i Ramës në burg do i lësh kocakat.
Koalicioni Ndërkombëtar Anti-terroriste, Sakra Katerina and Cosa Nostra
Gjenerali
Nikos Kostancinos
Neim Behari
Drenovë, Korçë 21 janar 2020

Baby Boo