Bilanci që prek thellë në shpirt. Mbi 121 fëmijë të pafajshëm të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë


Lufta është tmerr për të gjithë. Veçanërisht për fëmijët. Mbi 121 fëmijë, krejt të pafajshëm janë vrarë në Ukrainë nga fillimi i luftës. Mijëra të tjerë kanë parë tmerre me sy. Madje të tjerë të pambrojtur po trafikohen.

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se 4,379 shtëpi janë shkatërruar nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe mbi 121 fëmijë ndërruan jetë nga predhat.

Nëpërmjet një postim në kanalin zyrtar në Telegram të parlamentit ukrainas shkruhet se 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, 24 shkurt.

Parlamenti tha gjithashtu se mijëra njerëz janë vrarë, duke përfshirë 121 fëmijë.

Megjithatë Skynews thekson se nuk ka verifikuar shifrat në mënyrë të pavarur.

Në vlerësimin e saj të fundit, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Baby Boo