Kërcënohet hoxha nga Peja, kërkon mbrojtje nga shteti

Hoxhë Drilon Gashi nga Peja po kërcënohet me jetë. Ndaj Gashit sipas avokatit të tij, kanë filluar edhe ngacmimet nga afër. Për këtë shkak të njëjtit po kërkojnë mbrojtje nga shteti.

Baby Boo

Përveç që u përjashtua nga puna, jeta e hoxhës Drilon Gashi nga Peja ka ndryshuar muajt e fundit.

I njëjti po thotë se po përballet me një varg kërcënimesh, të cilat shprehet se po e bëjnë të ndjehet i rrezikuar.