Detaje të reja tronditëse për ngjarjen në Dibër! (FOTO)


Vrasja e trefishtë e cila ndodhi në Dibër ditë më parë, si duket po merr epilog!

Pas pistave të shumta që u hapën për autorin e vrasjes, natën e sotme dalin detaje të reja tronditëse!

Tre persona ndodhen në paraburgim, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen makabre në Dibër.

E akuzuara kryesore në këtë vrasje është vajza e madhe e familjes Pocesta B.P, e cila një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit ka lëshuar kufirin e Maqedonisë, informacion ky i konfirmuar nga sistemi elektronik kufitar, për Pa Censurë.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër. Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është daja i F.G, personi me iniciale V.K i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

Teksa para pak çastesh vajza e madhe e familjes Pocesta, e dyshuara për vrasjen ka treguar vendin se ku e ka gjuajtur armën, policia është vënë në kërkim./Pa Censurë

Baby Boo