Kërcënohet gazetari pas intervistave me Zaevin dhe Mickoskin (FOTO)


Gazetari i TV24, Mishko Ivanov ka marrë kërcënime dhe fyerje të ashpëra përmes rrjeteve sociale, pas intervistave që ka zhvilluar me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ai ka bërë të ditur se pas transmetimit të intervistave ka marrë kërcënime të rënda përmes facebook-ut.

“Çfarë të them. E tmerrshme. Kjo përshëndetje më erdhi pas dy intervistave që kisha me Mickoskin dhe Zaevin. Jo se do të më frikësojnë, por mirë të shohin, sepse nëse heshtim, mendojnë se i frikësohemi”, theksoi gazetari Mishko Ivanov, duke thënë se kësaj duhet t’i jepet fund. (INA)

Baby Boo