Kërcënimet e Pompeos, Irani: Kush je ti?


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i emëruar kohët e fundit, fjalimin e tij të parë mbi politikën e jashtme ia ka kushtuar Iranit, duke kërcënuar popullin iranian me “sanksionet më të ashpra në histori”.

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka komentuar kërcënimet e Pompeos, duke theksuar: ” “Kush je ti që vendos për Iranin dhe botën? Bota sot nuk pranon që Amerika të vendosë për botën, pasi vendet janë të pavarura … kjo epokë ka mbaruar … Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me mbështetjen e kombit tonë , “tha Presidenti Hasan Ruhani i cituar nga agjencia e lajmeve ILNA.

Presidenti iranian hodhi poshtë strategjinë e Mike Pompeo mbi Iranin, duke thënë se bota nuk mund të pranojë që Uashingtoni të marrë vendime të njëanshme për të gjitha kombet. “Amerika dëshiron të ushtrojë presion ndaj Iranit për ta detyruar atë të dorëzohet dhe të pranojë kërkesat e paligjshme të Uashingtonit, por historia dëshmon se populli iranian nuk dorëzohet kurrë përballë arrogancës dhe prepotencës “, deklaroi presidenti i RII.

Baby Boo