Sami Lushtaku i përgjigjet Bekim Jasharit: Ti Bekë je…!


Ish-kryetari i Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, i është përgjigjur kryetarit aktual të kësaj komune, Bekim Jasharit, duke i thënë se ky i fundit është një përçarës i madh.

Lushtaku i thotë Jasharit se i pengon autoriteti dhe fuqia politike që ka në Drenicë, madje këtë e ka ditur që prej kur, sipas Lushtakut, e ka bërë Jasharin kryetar të Komunës. Lushatku gjithashtu i thotë Jasharit se t’i kemi hapur dyert që ti të bëhesh kryetar i Komunës për nder të familjes Jashari dhe jo për të.

“I dashur Bekim, e di mirë që të pengon autoriteti e fuqia ime politike qe e kam në Drenicë. Jam i vetëdijshëm për këtë që prej se të kemi bërë kryetar të komunës, pasi unë personalisht por edhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, t’i kemi hapur dyert e dritaret, që ti të bëhesh kryetar komune. Këtë veprim e kam bërë për nder të familjes Jashari dhe jo për ty”, ka shkruar Lushtaku.

Lushtaku e quajti Jasharin përçarës të madh, i cili sipas Lushtakut, tentoi të ndërhyjë për qëllime të ulëta në PDK në Skënderaj.

“Ti Bekim, që prej se je bërë kryetar komune vazhdimisht je shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi. Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, por ty dhe secilit që ka tentuar të ndërhyjë për qëllime të ulëta, ja kam treguar vendin përmes votës së anëtarësisë. Kam fituar mbi 90% të votave si në zgjedhje të brendshme ashtu edhe në ato të komunës deri sa më je lutur që të të përkrahë ty në këtë detyrë”, shkroi Lushtaku.

“E paske përmendur edhe luftën, për të cilën ti nuk di asgjë sepse ke informata gjysmake që ke dëgjuar nga të tjerët. Kemi hyrë në luftë por nuk e kemi ditur a shpëtojmë apo jo. Kam luftuar për atdheun sepse e kam pasur obligim, pa menduar çka na pret në të ardhmen. Jam krenar për këtë, e për gjitha këto, dëshmitari më i mirë është Zoti”, shkruan Lushtaku.

“Unë nuk e shfrytëzoj pandeminë as për poena politik e as për rritje të përkrahjes sime sepse përkrahje politike kam të mjaftushme. Kjo të pengon ty. Nuk jemi në diktaturë që t’i të kontrollesh çdo gjë. Ti nuk je Zoti i qytetarëve të Skenderajt që të më tregosh si janë ata e si ndjehen. Unë i njoh shumë më mirë e shumë më afër se ti për më shumë se 30 vite me radhë”.

Tutje, Lushtaku thotë se nuk do të merret me Jasharin, por po e bën këtë meqë ky i fundit po merret me Lushtakun. E Lushtaku nuk hezitoi t’i thotë Jasharit se prej kur e ka marrë drejtimin e Komunës, nuk është realizuar asnjë projekt madhor, por vetëm ka përacarë cdo gjë që ka pasur mundësi.

Unë nuk kam dashur që të merrem me ty prej se je bërë kryetar komune. Por meqë ti po merresh me mua, do ta kthej me monedhën e njëjtë. Për gati 3 vite që e ke marr drejtimin e komunës, nuk ke bërë asnjë projekt madhor. Ke krijuar ndarje e përçarje në çdo gjë që ti ke pasur mundësi. Këtë herë po të kursej nga të tjerat.

E në fund, Lushtaku tregoi arsyen pse u vendos logoja e PDK’së në pakot ushqimore.

“Sa i përket pakove ushqimore, ato janë kontribut i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj dhe i të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë prandaj kemi vendosur llogon e degës. Merita është e të gjithëve dhe jo e imja. E di që do të doje që çdo gjë të kalonte përmes teje por jemi në sistem demokratik dhe të gjithë kemi të drejtë të ndihmojmë sa kemi mundësi. Ashtu edhe do të bëjmë. Do të jemi afër qytetarëve si gjithmonë. SL”, përfundoi Lushtaku.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka lëshuar akuzanë drejtim të Sami Lushtakut, i cili sot shpërndau ndihma për banorët e Drenicës, në të cilat ishte vendosur logoja e PDK’së.

Jashari ka thënë se këto veprime të Lushtakut janë të pafalshme derisa ka akuzuar ish-Kryetarin e Skenderajt se s’ka shkuar në luftë për të keqpërdorur skamnorët pasluftës.

“Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore. Bashkëluftetarët tuaj Sami nuk dhanë jetën për këtë vend që ti të luash me ndjenjat e integritetin e të varfërve, t’i imponosh atyre përkrahjen për partinë që të marrin pako ushqimore”, ka shkruar Jashari, në një reagim në FB.

Sipas tij, letra me emër të partisë që përfaqëson e vendosur në pako ushqimore tregon më së miri për qëllimin dashakeq që keni pasur për t’i ndihmuar këto familje.

“Edhe në këtë situatë emergjente u kujtove e zgjodhe të luash me fatin e të varfërve e të bësh fushatë me ta. E tmerrshme! Edhe në luftë paske ndihmuar qytetarët si duket po me qëllime të njejta fyese e denigruese”, ka shtuar ai.

Baby Boo