Këmbësorët janë kategoria më e cenuar në trafik


Deri në sekondën e fundit nuk dihet kush i pari do të kalojë nëpër vizë bardha, këmbësori ose makina qe shkon me fluturim.
Secili hap në vendkalim këmëbësorësh është frikë për qytetarët të mos përplasen, ankohen për kulturën kaotike në trafik dhe shoferët e pa përgjegjshëm, të cilët shpesh janë edhe në telefon derisa ngasin veturë, nuk e respektojnë përparësinë e këmbësorëve për të kaluar rrugën.
Ndonëse sipas ligjit motori duhet të shtyhet në vendkalim për këmbësorë, megjithatë për disa qytetarë nuk vlen.
Pa dallim se a jetojmë në qytet të vogël ose të madh, pa dallim se a ecim me veturë apo autobus, të gjithë, se paku një herë në ditë jemi këmbësorë dhe presim të jemi të sigurt në rrugë.
Policia periudhën e kaluar realzioi patrullime të shpeshta mu për shkak të këtij problem. Por, mungesë culture në komunikacion mund të shihet edhe tek këmbësorët. Vrapohet në ngjyrë jeshile për vetura, rrugët kalohen edhe aty ku nuk ka viza të bardha, ndërsa shpesh nëpër bulevarde i kcejnë edhe lulet e mbjellura.
Për kulturën e qytetarëve flasin edhe dënimet që policia ua ka shqiptuar për tre muaj këmbësorëve. Nga fillimi i këtij viti deri më tani, sipas informacioneve të policisë, janë dënuar rreth 2300 shofer që nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, dhe 2800 këmbësorë që e kaluan rrugën vend e pa vend./PaCensurë/

Baby Boo