“Këmbëarta” nga Irani, artistja unike pikturon Cristiano Ronaldon


Quhet Fatima Hamami, është 32 vjeç dhe ndodhet e paralizuar që prej momentit kur lindi. Mungesa e oksigjenit në tru qëlloi fatale për vogëlushen nga Irani. Gjithsesi, Zoti i dhuroi një talent dhe pasion të madh për pikturën.

Ajo është një artiste unike dhe tepër e dashur për popullin iranian. Prej kohësh fama e saj i ka kaluar kufijtë e vendit të vet, teksa ia del në mënyrë të mrekullueshme të bëjë portrete fantastike me këmbë!

Përgjithësisht është e fokusuar te pikturojë kafshë dhe flutura, ndërsa kohët e fundit ka eksperimentuar me futbollistë. Në fillim realizoi portretin e Ali Daei, ish-kapiteni dhe rekordmeni i kombëtares së Iranit me 109 gola të shënuar.

Më pas ishte radha e Leo Messit, teksa së fundmi është marrë me Cristiano Ronaldon, yllin e Juventusit dhe Portugalisë. Një realizim shumë i bukur dhe i veçantë për Fatiman, e cila përdor këmbët në vend të duarve.

Baby Boo