KELMENT BALILI TREGON PSE U DORËZUA: SI U ARRATISA KUR ERDHI POLICIA NË SHTËPI. MORA NJOFTIM NGA AVOKATI SE…


Kelment Balili, majtas, dhe gazetari Artan Hoxha

Kelment Balili, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” rrefen jenë gjatë më shumë se dy viteve arrati, si arriti të fshehet për një kohë kaq të gjatë duke i shpëtuar policisë në më shumë se 16 operacione dhe pse vendosi që të dorëzohet.

Një një intervistë për gazetarin Artan Hoxha, Balili thotë se për shkak të mungesës së provave ndaj tij dhe procesit gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij në Greqi.

Pjesë nga intervista me gazetarin Hoxha:

Kur vendoset te largoheshit nga banesa dhe te fshiheshit nga policia?

Nga fillimi dhjetorit u bë një operacion në 2016 në shtëpi

Une kisha lëvizur atë ditë kur mora vesh që ishte bërë kontrolli në shtëpi, u fsheha

Pse e menduat shmangjen nga arrasetimi?

Nuk kishte prova këtu dhe unë mund të qendroja në burg sa të mbaronte çështja në Greqi

Po mund të qëndronit në burg dhe të përballeshe, nese ju jeni i bindur që nuk ka prova…

Drejtësia nuk kishte dokumentat e duhura që të më çonte në gjykatë

Mbas më shumë se 2 vjet e gjysmë ju dorezoheni pse pikërisht në këtë moment?

Po në këtë moment kam marr njoftim nga avokati që ka ardhur dokumentacioni për t’u gjykuar që çeshtja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment që çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare unë jam i gatshëm ti paraqitem drejtësisë.

Baby Boo