Kazinotë- bastoret kundër ligjit të lojërave të fatit


Disa nga menaxherët dhe punonjësit e kazinove dolën sot para Kuvendit, për t’iu thënë deputetëve të mos e votojnë Ligjin e propozuar të Lojërave të Fatit. Nëse kjo ndodh dhe hyn në fuqi vendimi për të zhvendosur kazinotë nga zonat urbane, industria e tyre do të shkatërrohet, ankohen nga ky sektor. Ata besojnë se detyrimi që objektet të jenë 500 metra larg institucioneve arsimore është populizëm i pastër.

Nuk është e saktë që të miturit do të mbrohen më shumë nëse këto klube me automate largohen 500 metra nga objektet e arsimit. Ky koncept është i gabuar dhe paraqet populizëm para zgjedhjeve. Të miturit duke ecur apo duke u transportuar deri në shkollë, sërish do të kalojnë pranë objekteve ku ka lojëra fati -tha Goran Stojmenov- asociacioni i lojërave të fatit.

Në këtë sektor direkt ka 10.000 punonjës, por sipas informacioneve, indirekt janë 50 deri 100 mijë bashkëpunëtorë dhe veprimtari të ngjashme nga të cilat varet e tërë kjo industri.
Nuk ka asnjë procesverbal se ndonjë i mitur është prezent në objektet tona. Kështu që fëmijët, të miturit janë 100% të sigurt nga ana jonë, nga të punësuarit dhe nga organizatorët e lojërave të fatit – u shpreh Tanja Trpovska, punonjëse në kazino.

Llogaritjet e kompanive në këtë veprimtari janë se nëse do duhet të zhvendosen, atëherë shteti do të humb diku rreth 300 milionë euro në vit. Nga ky sektor pyesin, nëse për t’u mbrojtur fëmijët nga alkooli do të zhvendosen edhe shitoret jashtë qyteteve. Përveç për kazinotë dhe aparatet, këto rregulla do vlejnë edhe për bastoret sportive.

Baby Boo