Qeveria mban mbledhjen e 75-të, ja vendimet që priten të merren


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 30.08.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 75-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është parashikimi i procedurës së posaçme për veprim të elektrocentraleve fotovoltaike të objekteve nga ana e konsumatorëve-prodhuesve, si dhe nga kategorizimi i ndërtimeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme.

Në mbledhje, mes tjerash, para anëtarëve të Qeverisë do të gjendet edhe Raporti i bisedimeve të përfunduar për kyçje të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për sigurimin me ushqim në Ballkanin Perëndimor. Për konkluzat dhe vendimet ng a mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila filloi në orën 12:00, opinioni do të informohet me kumtesë.

Baby Boo