KAZERMA E TETOVËS SHËNON DITËN E BATALIONIT


Avancime në grada dhe mirënjohje për bashkëpunim


Kazerma e Tetovës, ‘Kuzman Josifovski – Pitu’ shënoi 27 gushtin ‘Ditën e Njësisë’. Në nder të kësaj dite u ndanë mirënjohje dhe u ngritën në detyrë disa eprorë.

Duke nderuar  ‘Ditën e njësisë’ në kazermën e Tetovës ‘Kuzman Josifovski – Pitu’, u shpërndanë mirënjohje dhe u bë avancimi në grada i disa eprorëve. Komandanti i kazermës së Tetovës, nënkolonel, Izeir Ejupi, theksoi se përfaqësuesit e kësaj brigade gjatë kryerjes së detyrave ka arritur rezultate të denja.

‘Ne përfaqësuesit e brigadës së Tretë të Këmbësorisë, në kryerjen e përditshme të detyrave insistojmë që të tregojmë trajnim, rend dhe disiplinë, marrëdhënie të ndërtuara njerëzore, shkallë të lartë të gatishmërisë psiko-fizike, profesionalizëm dhe bashkëpunim të mirë me popullatën civile. Për këtë arsye, dëshiroj të theksoj se brigada e tretë e këmbësorisë vitin e kaluar me punën e saj, marrëdhëniet profesionale,  besnikërinë dhe përgjegjësinë gjatë kryerjes së detyrave të caktuara ka arritur rezultate të denja për respekt.’ –tha Izeir Ejupi, Komandat i Kazermës

Komandanti i Njësisë së Batalionit të Tretë të Këmbësorisë së Mekanizuar, Besnik Emini, deklaroi se, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet armata, vendi me sukses do t`i përballojë të gjitha detyrat e caktuara pëtr t’u anëtarësuar në familjen veriatlantike.

‘Armata e RMV-së si edhe armatat e tjera në rajon ballafaqohet me sfida të paparashikueshme, sfida të cilat në të ardhmen do të bëhen më komplekse edhe më të paparashikueshme, me qëllim që të ballafaqohemi në mënyrë të suksesshme me të gjitha këto kërcënime, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë sistemin tonë, do të zhvillojmë dhe do të ndërtojmë aftësi të reja, duke ndjekur direktivat e reja të cilat dalin nga strategjitë e reja dhe plani për qasjen dhe integrimin tonë në NATO. Pa marrë parasysh sfidat të cilat na presin, ne do t’i mbrojmë ngjyrat e kësaj uniforme ndershëm, me dinjitet dhe guxim, dhe sëbashku me qëllim që t’i tregojmë botës se edhe ne jemi vend i civilizuar.’ –shprehet Besnik Emini, Komandat i Njësisë së BTKM

Ndryshe, në nder të 27 gushtit, ‘Ditës së Njësisë’ Kazerma e Tetovës, ndau mirënjohje edhe për televizionet, mes të cilave edhe për KLAN Maqedoni, për bashkëpunimin e deritanishëm

Baby Boo