Itali, gati qeveria e re


Duket se Italia do ketë më në fund qeverinë që i zgjidh krizën disa mujore politike. Liderët e Ligës së Veriut dhe Lëvizjes 5 Yjet i kanë kërkuar takim Presidentit italian, pasi janë gati të krijojnë qeverinë e përbashkët. Nuk kanë bërë të ditur emrin e kryeministrit të ri, por të dy konformojnë se do jetë një njeri politik.

Në Itali, kriza politike duket se po merr zgjidhje, pasi Liga e Veriut dhe Lëvizja 5 Yjet kanë rënë dakord për formimin e qeverisë së re. Pas bisedimeve të zhvilluara pasditen e të dielës, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini i kanë telefonuar presidentit Matarela për t’i bërë të ditur se nuk u duhej më shumë kokë, pasi kanë arritur dakordësohen dhe i kërkuan që për të emëruar qeverinë e re.

Dy liderët kanë deklaruar për gazetarët se ende nuk kanë identifikuar emrin e kryeministrit të ri, por janë dakordësuar për profilin e tij. Kryeministri i ri do jetë njeri politk e jo teknik, ka deklaruar udhëheqësi i Lëvizjes ‘5 Yjet’ Luigi Di Maio. Sipas tij, bisedimet kanë qenë të frytshme e në një atmosferë të shkëlqyer, ndërsa për herë të parë, mes tyre është folur për tema konkrete.

Deklaratat e Di Maios i ka mbështetur edhe Salvini, sipas të cilit, të dy kanë punuar fort, duke biseduar mbi gjithccka, për të arritur në dakordësimin final.

Të pyetur nëse do t’i paraqesin një emër të vetëm apo një listë me emra si kandidatë për kryeministër, Salvini i Lega Nortd ka thënë me humor se nuk do dërgojnë një ekip futbolli.

Baby Boo