Pamjet shokuese, banori në Durrës lidhe qenin pas makinës dhe e tërheq zvarrë (FOTO)


DURRËS – Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Sukth të Durrësit ku një makinë është filmuar teksa tërheq zvarrë një qen.

Drejtuesi i makinës Renault me targa AA 940 YI duket se ecën i pa shqetësuar në mes të rrugës ndërsa qenin e tërheq zvarrë. Ashtu siç duket nga foto në fillim qeni tenton të qëndrojë në këmbë por më pas ai është shtrirë duke u tërhequr nga makina.

Nuk dihet nëse qeni ka ngordhur apo jo nga tortura e bërë dhe nëse autoritetet kompetente kanë marrë masa ndaj shoferit.

Baby Boo