Katica Janeva lirohet nga paraburgimi


Ish prokurorja e PSP-së, e akuzuara në rastin “Reketi”, Katica Janeva është liruar nga paraburgimi për në arrest shtëpiak.

Ish prokurorja Speciale Katica Janeva del nga burgu i Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.

Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

Baby Boo